Aktori Michael James Fox në shoqëri të gruas së tij Tracy Pollan mori pjesë së fundi në premierën e dokumentarit të televizionit HBO “Very Ralph” në New York.
Fox foli hapur vitin e kaluar për betejën e vështirë me Parkinson, nga e cila sëmundje është prekur që nga viti 1992, dhe me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme dhe trajtim të vazhdueshëm, ajo vazhdimisht po përparon.
Për momentin aktori flet pak në mënyrë të pakuptueshme, dhe këmbën e tij të majtë e kontrollon gjithnjë e më dobët, kështu që detyrohet ta tërheqë ndonjëherë. Ai pritet të jetë me aftësi të kufizuara para moshës 60-vjeçare.
“Guximi i tij nuk njeh kufij. Por sëmundja ka filluar të mposhtë gjithë trupin e tij, dhe madje ai sheh që po e humb ngadalë betejën”, tha një mik i tij i afërt.
“Michael e sheh çdo ditë si një dhuratë, si dhe një mundësi për të ndihmuar të tjerët që kalojnë të njëjtën gjë”, shton ai.
Fox, po ashtu, ka Fondacionin për Kërkime në Parkinson në të cilin ka investuar disa miliona dollarë./ksp
-
Michael J Fox pranon se lufta me Parkinsonin po bëhet gjithnjë e më e vështirë
-
Harrison Ford ka vetëm një rregull për të punuar me bashkëshorten e tij
-
Michael J Fox emocionon të pranishmit në “BAFTA”
-
Bashkëshortja e Bruce Willisit përlotet kur flet për gjendjen shëndetësore të aktorit
-
Michael J. Fox i bashkohet Stingut në skenë në gala mbrëmjen e tij bamirëse