Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paris Jackson dënon pretendimet se ajo u përpoq të vetëvritet

Foto: NME

Paris Jackson me zemërim ka mohuar pretendimet se ajo është shtruar në spital pas një tentative vetëvrasëse, më 16 mars.

Njëzetvjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka ofenduar gazetarët amerikanë të cilët pretenduan një gjë të tillë. Jackson pastaj ka postuar një tweet me një varg pikëpyetjesh.

Reagimet e saj vijnë pasi mediet kanë raportuar se aktorja është “shtrirë në spital pasi kishte tentuar të vetëvritej” më 16 mars. Këtë e ka bërë të ditur një burim, duke thënë se shkak i tentimit të vetëvrasjes, ishte shfaqja e një dokumentari nga Sky News, i cili thuhet të ketë nxjerr në pah abuzimet e të atit të saj, shkruan NME, transmeton Koha.net.

Një burim i afërt me familjen ka mohuar që Paris Jackson është përpjekur të vetëvritet, duke thënë se ajo kishte pësuar një incident i cili kërkonte kujdes mjekësor dhe se tani ishte duke qëndruar në shtëpi.

Jackson ka folur tash së fundi për pretendimet e bëra kundër babait të saj në dokumentarin “Leaving Neverland” duke thënë se nuk është roli i saj që ta mbrojë atë.

Edhe Vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen, dërgohet me urgjencë në spital Showbiz Vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen, dërgohet me urgjencë në spital

Dokumentari i cili ishte dhënë në Kanalin Katër, jep detaje për James Safechuk dhe Wade Robson, të cilët pretendojnë që kanë vuajtur nga abuzimet seksuale të bëra nga Micheal Jackson.

Të dy kanë sjellë padi civile pas vdekjes së tij në vitin 2009, por të dyja rastet u hodhën poshtë nga një gjyqtarë në vitin 2017, pasi sipas tij prona nuk mund të mbahej përgjegjëse për sjelljet e këngëtarit.