Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Michael Jackson tenton vetëvrasjen, dërgohet me urgjencë në spital

Sërish dërgohet në spital për tentativë vetëvrasje vajza e të ndjerit Michael Jackson. 

Shkak për këtë tentativë të Paris Jacksonit është bërë dokumentari që nxorri në pah abuzimet e të atit të saj me të miturit. 

Burimet familjare tregojnë se ajo është dërguar  me urgjencë spital mëngjesin e kësaj të shtune.

Fatmirësisht bëhet e ditur se aktualisht ajo është në gjendje të qëndrueshme, shkruan Daily Mail.

Ky nuk është rasti i parë i saj i tentativës për vetëvrasje, prej kohësh ajo ka pranuar problemin e saj me depresionin.