Paris Hilton ka folur për herë të parë lidhur me të kaluarën e saj traumatike gjatë moshës së adoleshencës.
Ylli i reality shout ka deklaruar se në moshën 15-vjeçare është droguar dhe përdhunuar, pas një takimi që ajo dhe shoqet e saj kishin pasur me një grup djemsh, në një qendër tregtare në Los Anxhelos, raportoi revista “People”.
Hilton foli gjithashtu për përvojën e saj të dërgimit në programet e modifikimit të sjelljes, duke përfshirë shkollën Provo Canyon, shkollën e konviktit në Utah, anëtarët e stafit të së cilës ajo i ka akuzuar më parë për shkaktimin e abuzimit emocional, fizik dhe psikologjik ndaj saj gjatë qëndrimit të saj si adoleshente.
Hilton pohoi se asaj i janë bërë ekzaminime jokonsensuale gjinekologjike.
Personaliteti televiziv i cili në janar priti djalin Phoenix Barron me bashkëshortin Carter Reum tregoi se ndihet sikur ia kanë vjedhur fëmijërinë.
"Unë isha vetëm një vajzë e vogël. Thjesht ndihem sikur më kanë vjedhur fëmijërinë dhe është zemërthyese që po u ndodh ende kaq shumë fëmijëve sot”, është shprehur Hilton.
-
Humb licencën shkolla ku Paris Hilton tha se ishte abuzuar gjatë adoleshencës
-
Paris Hilton dëshmon në Kongresin Amerikan për abuzimin gjatë adoleshencës
-
Paris Hillton me fjalë mëdha për fëmijët dhe bashkëshortin
-
Paris Hilton thotë se me Britney Spearsin e lidhin traumat që përjetuan si gra
-
Paris Hilton thotë se prindërit nuk e ndihmojnë financiarisht që kur mbushi 18 vjet