Miliarderja Paris Hilton ka mohuar publikisht lajmin që pushtoi tabloidet e që raportuan se ajo është shtatzënë.
Pasi bëri shaka duke thënë se është në pritje të trinjakëve, ajo më vonë sqaroi se nuk është shtatzënë dhe se diçka e tillë do të ndodhë pas dasmës me të dashurin, Reum.
Trashëgimtarja e një zinxhiri hotelesh sqaroi se ka marrë mijëra mesazhe urimi për një shtatzëni që nuk ekziston.
“Jam zgjuar me mijëra mesazhe rreth lajmit të fëmijës sot në mëngjes. Do të doja që ju ta dëgjonit direkt nga unë. Më kanë ardhur rreth 3000 mesazhe, iPhone-i im po çmendet. Të gjithë janë duke më uruar dhe më thonë sa të lumtur janë për mua. Kam folur me njerëz që s’më kishin marrë për vite të tëra në telefon”, dëgjohet të thotë ajo në Podcast-in e saj.
Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, u fejuan pak muaj më parë, teksa festonin ditëlindjet në një ishull privat.
“Fustani im i nusërisë ka filluar të stilohet që tani dhe unë dua të dukem mrekulli brenda tij, kështu që po më duhet të pres dhe ca kohë për atë pjesë”, shtoi ajo.
Megjithatë, Hilton e bëri të qartë se ardhja e një bebeje është një plan i afërt dhe tha se mezi po pret të ketë fëmijë më 2022. \a2news