Për shumë njerëz favoriti për Oscar, drama me humor të zi “Parasite” (Gisaengchung), vazhdon t’i mahnitë shikuesit në të gjithë botën dhe deri më tani i ka fituar rreth 160 milionë dollarë në botë.
Përveç fitimeve të shkëlqyera botërore, gjatë fundjavës së kaluar filmi i inkasoi 30.9 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, duke u bërë filmi me të ardhura më të mira për distributorin privat Neon. Deri te “Parasite” (Gisaengchung), këtë rekord për Neon e ka mbajtur drama biografike “I, Tonya”, e cila në fund të shfaqjes në vitin 2018 i inkasoi rreth 30.2 milionë dollarë në Amerikën e Veriut (53 milionë në të gjithë botën).
Neon u themelua në vitin 2017 nga Tom Quinn dhe Tim League, dhe më pas shumë shpejt pasoi hiti i parë, drama e lartpërmendur “I, Tonya”, për të cilën Allison Janney e fitoi çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë mbështetëse, kështu që distributori i lartpërmendur u bë i njohur në mbarë botën.

Filmi tani po e synon një tjetër rekord, atë që e vendosi “Pan’s Labyrinth” në vitin 2006, kur u bë filmi i parë jo-anglisht jashtë SHBA-së, i cili i inkasoi 37.6 milionë dollarë në tregun e Amerikës së Veriut, shkruan KOHA Ditore. Se a mundet ky film ta tejkalojë “Pan’s Labyrinth”, mbetet për t’u parë duke pasur parasysh faktin që ai është shfaqur 16 javë në kinematë amerikane.
T’ju rikujtojmë, filmi i Koresë së Jugut “Gisaengchung” apo “Parasite” i ka 6 nominime për çmimin “Oscar” në të gjitha kategoritë e rëndësishme: filmi i vitit, regjisori më i mirë, skenaristi më i mirë, filmi më i mirë i huaj, skenografia më e mirë dhe montazhi më i mirë.
-
“Parasite” – satira përvëluese në luftë me të pasurit
-
“Parasite” e shtyn kinematografinë koreane drejt qendrës së skenës botërore
-
Filmi jugkorean shkruan historinë me triumfin në “Oscars”
-
Fitorja e “Parasite” në Cannes, historike për Korenë e Jugut
-
“Odiseu” vazhdon të dominojë kinematë me një fundjavë tjetër rekord