Filmi jugkorean “Parasite” është zgjedhur filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e sivjetme “Oscars”, duke u bërë filmi i parë me gjuhë jo angleze që fiton çmimin kryesor.
Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e Judy Garland në “Judy”. Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Joker”.
Brad Pitt dhe Laura Dern fituan çmimet për aktorët më të mirë përkrahës për rolet në “Once Upon A Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.
“Parasite” fitoi katër çmime në total, përderisa “1917” mori tre. Filmi i Luftës së Parë Botërore ishte favorit për të fituar çmimin kryesor, por çmimet që ai mori ishin në kategoritë teknike.
“Parasite” i Bong Joon-ho mori çmimin edhe për regjinë më të mirë, por edhe për skenarin më origjinal.
Filmi është një satirë sociale për dy familje nga klasa të ndryshme në Seul – një që jeton në varfëri në një bodrum dhe një tjetër e pasur që jeton në një shtëpi të madhe.