Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e veshur më së miri në ceremoninë “Oscar”

Mbrëmë Hollywoodi shkëlqente edhe më shumë nga glamuri dhe eleganca të cilën e sollën disa prej yjeve më të njohur të kinematografisë.

Të mbledhur në një vend, për ta festuar suksesin e tyre dhe të kolegëve, aktorët parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e ceremonisë “Oscar”, dhe nuk zhgënjyen me pamjen e tyre.

Aktorët shfaqeshin me një pamje të rafinuar me kostume klasike, ndërsa aktoret shkëlqenin me fustanet e markave më të njohura të modës, dhe stolitë prej diamanti. Ngjyrat që dominuan më së shumti sivjet, ishin e bardha, e zeza, ngjyra krem dhe ngjyra rozë e lehtë, transmeton Koha.net.

Vëmendje të madhe me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq, disa prej së cilave edhe u konsideruan si aktoret e veshura më së miri gjatë mbrëmjes ishin: Scarlett Johansson, Renee Zellweger, Gal Gadot, Charlize Theron, Regina King, Margot Robie dhe të tjerë.

{gallery}

Ceremonia u karakterizua me momente të shumta interesante, ndërsa me çmimin kryesorë të mbrëmjes “Filmi më i mirë”, u nderua filmi nga Korea Jugore, “Parasite”.