Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë.
30-vjeçari është fejuar me aktoren e famshme turke Amine Gulse. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti në rrjetet sociale.
Ata publikuan një foto të njëjtë nga ceremonia e fejesës duke shkruar: “Me lejen e Zotit, përgjithmonë”.
Ozil dhe Gulse filluan lidhjen në vitin 2016, ndërsa e zyrtarizuan në dhjetor të vitit 2017.