Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil, ish-lojtari i kombëtares gjermane u martua me miss-in turk, Amine Gülse.
Presidenti turk, Erdogan ishte dëshmitar në kurorëzimin e martesës së Ozilit. Gjysmë ore qëndroi presidenti turk, njoftoi agjencia Anadolu, por koha mjaftoi për kurorëzimin e Ozilit, përcjell DW.
Në mediat sociale Ozil ka bërë të ditur se do t’u mundësojë operacionet 1000 fëmijëve të sëmurë.
Verën e kaluar Ozil ndezi debat në Gjermani, pas publikimit të një fotoje të tij e lojtarit tjetër, Ilkay Gündogan bashkë me Erdogan. Ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane duke folur "për racizëm dhe mungesë respekti“.

Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror
-
Turqia luajti në Botërorin e fundit para lindjes së Gulerit e Yildizit
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen
-
“Tattooja” japoneze e Olises