Aktori i Holliwoodit, Owen Wilson, ka qenë viktimë e hajdutëve që vodhën gomat e makinës së tij Tesla, teksa ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në Kaliforni.
Motori elektrik i mrekullueshëm i aktorit të Hollivudit u plaçkit jashtë pronës së tij në Santa Monica me hajdutët që kishin rrëmbyer timonin e rrotave si dhe gomat me humbjen totale të vlerësuar në rreth 4000 dollarë.
Faqja e internetit TMZ, ka njoftuar se ngjarja është raportuar në polici e cila po e heton si rast i vjedhjes së madhe. Ata besohet se po kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse mund t’i kapin autorët.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.
Ylli i “Wedding Crashers” kohët e fundit u shpreh se ishte në një vend të mirë në jetë pas viteve të trazirave.
Në një intervistë për revistën Esquire, ai e ka pranuar se jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të, mirëpo është mësuar të përballet me kohët e këqija.
Edhe
FBI-ja rikthen orën e rrallë të Keanu Reeves, të vjedhur nga banesa e tij në LA
“Ndonjëherë duket sikur jeta po luhet nga Gene Hackman në “Hoosiers”. I ashpër, ama drejtë. Ai do të kërkojë shumë, mirëpo nëse luani si ekip dhe e bëni punën tuaj, gjërat funksionojnë. Është ndjenjë e mirë. Gjërat kanë kuptim”, ka shpjeguar aktori.
Owen ka shtuar se tani e ka mendjen më të qartësuar, duke thënë: “Kam qenë në një vend me fat për t’u ndier mjaft mirënjohës për shumë gjëra. E di që gjithçka në jetë ka batica e zbatica, ama kur hipni në një nga këto valë, duhet të qëndroni për aq kohë sa të mundesh. “Ndihesha thjesht mirënjohës. Në fakt, mirënjohës është një nga ato fjalët që përdoret shpesh. Të çmueshme. Gjërat që duhet t’i çmojmë.