Aktori i “Stupcave”, Osman Azemi e ka demantuar mundësinë e rikthimit të grupit të famshëm humoristik.
Azemi i njohur për rolin si “Teta Gjyli” përmes një postimi në Facebook ka thënë se Stupcat nuk do të rikthehen.
“Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e "Rikthimit të Stupcave" ndjejë obligim t'ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare”, ka shkruar Azemi në Facebook.
VIDEO:
Shkrimi i Osman Azemit në Facebook:
Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi humoristi tjetër i grupit, Vedat Bajrami, deklaroi një “Express” të KTV-së se “Stupcat” do të rikthehen së shpejti me disa superskeqe për publikun e Kosovës.
“Shumë shpejt publikun tonë kosovar që i kemi munguar për shumë vjet, mund të them nja 2 vjet, do ta qerasim me disa superskeqe. Specialiteti jonë si gjithmonë, temat sociale, politike. Populli ynë ka nevojë të qeshë”, ka thënë Bajrami në KTV.
Deklrata e Vedat Bajramit: