Edmond Azemi rikthehet në parket, pesë vjet pasi u pensionua si basketbollist.
Ikona e Prishtinës u pensionua në qershor të vitit 2021, por të hënën u njoftua për rikthimin si lojtar.
Lajmin e bëri të ditur Sigal Prishtina.
Edo, 45-vjeçar u shqua për mbrojtje të fortë.

Azemi ka fituar shumë trofe me klubin “bardhekaltër” si lojtar.
Ka fituar plot 36 trofe, 12 tituj kampioni në Kosovë, 14 kupa të Kosovës, shtatë superkupa, dy liga ballkanike si dhe Superligën e Islandës.
Edhe
Pas zhvillimeve të fundit, reagon edhe legjenda e KB Prishtinës
Pjesë e Prishtinës, Azemi ka qenë prej vitit 1999, ndërsa ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera jashtë vendit.
Gjatë karrierës së tij, Azemi në nivel përfaqësuesesh luajti me Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa në nivel klubesh, përveç Prishtinës, luajti edhe te Valbona MZT Skopje dhe Liria nga Shkupi.