Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Personalitetet 2021/ Vedat Bajrami: “Stupci” në Stamboll

Liki, Fuka, Sahit Plisi, Gixha, Ragip Polici janë personazhe me të cilat Vedat Bajrami ka personifikuar personazhe të ndryshme të shoqërisë.

Por tash ia ka mësyrë Stambollit. Ka lëshuar mustaqe. Jo për qejf, por për film. Këtë vit ka hapur një shteg të ri në karrierën e tij.

Është përzgjedhur për t’u bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”. Aty s’do të bëjë hajgare. Në shesh-xhirimi është tjetër muhabet.