Më 3 dhjetor, do të jepet në Prishtinë, premiera e filmit turk “Elif Ana”, në të cilin luan edhe aktori i famshëm kosovar, Vedat Bajrami.
Bajrami ka thënë të enjten në “Express” të KTV-së, se organizimi dhe kaska që ka marrë pjesë në xhirime të filmit nuk dallojnë prej Hollywoodit.
Ai ka thënë se xhirimi i filmit ka zgjatur për rreth gjashtë muaj dhe se beson që premiera do të jetë shumë e fuqishme.
“Pas gjashtë muajsh xhirim, në shumë lokacione, filmi ka pasur shumë skena, shumë lokacione, është xhiruar në pranverë, verë, vjeshtë, dimër, një superkask. Besoj që premiera do të jetë e fuqishme. Gërshetohen shumë tema, politike e sociale, prek shumë gjëra në Turqi. Elif Ana njihet si nëna Terezë në Kosovë, një bamirëse. Roli im është se nuk kemi fëmijë me gruan dhe shkojmë te Elif Ana për të na bekuar. Për organizim dhe kask të xhirimit, unë kam thënë që nuk dallon prej Hollywoodit. Unë e kam parë një set të xhirimit me 300 persona. Në kufi me Sirinë kemi xhiruar, tërë atë nivel që e kam parë për mua është Hollywood”, ka thënë Bajrami.
Producenti i filmit, Kazim Çarman, ka thënë se është shumë i lumtur që filmi do të shfaqet premierë në vendin e tij të preferuar, Kosovë.
Edhe
Aktori i famshëm turk lavdëron popullin e Kosovës dhe Vedat Bajramin
“Gjithçka ka shkuar në rregull, filmi ka përfunduar dhe jemi gati për premierën në Evropë dhe në Turqi. Së pari e kemi në Paris, pastaj në Duseldorf të Gjermanisë, në Stutgart po të Gjermanisë, në Londër më 3 dhjetor në Kosovë dhe më 4 dhjetor ne Zvicër dhe 5 dhjetor në Turqi”, ka thënë Çarman.
Çarman ka shprehur dëshirën që të bëjë një film edhe për komandantin legjendar, Adem Jashari.