Turgay Tanulku, aktor i njohur turk, ka thurur lavde për popullin shqiptar, teksa e ka lavdëruar edhe aktorin kosovar, Vedat Bajrami, me të cilin janë duke bashkëpunuar për filmin “Elif Ana”.
KOHA ka përcjell nga afër xhirimet për filmin. Për KTV-në ka folur edhe aktori i famshëm turk, që ka thënë se ndihet mirë që po bashkëpunon me Bajramin.
“Së pari, sinqeriteti është pjesë e rolit, qëndrimi, figura, lëvizjet më pëlqejnë. Është i përzemërt, i tillë është edhe në rolin e tij. Prandaj, jam i lumtur që e kam njohur”, ka thënë ai për aktorin e “Stupcave”.
Ndërkaq në një mesazh për popullin e Kosovës, Tanulku ka thënë se e njeh mirë dhe përzemërsinë e tij.
“E njoh popullin e Kosovës, kam qenë edhe më parë. E njoh përzemërsinë e tyre, pa dallime të gjithë i dua shumë. Jam takuar me shumë njerëz në rrugë, jemi përshëndetur, edhe pa e njohur gjuhën e kuptuam gjuhën e zemrës së njëri-tjetrit. Prandaj i falënderoj shumë dhe i përshëndes”, ka thënë ai.
Edhe
Filmi turk “Elif Ana” ku luan Vedat Bajrami - premierë në Prishtinë më 3 dhjetor
“Kagittan Hayatlar” është një nga filmat më të njohur në të cilin ka luajtur Tanulku. Ky film është prodhim i “Netflixit”. Po ashtu ka luajtur edhe në filmat “Çakal”, “Gunah Keçisi” e “Esref Pasalilar”.