Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Oscar” lejon konkurrimin e filmave të shfaqur në kinematë me vetura

Akademia e ndarjes së çmimeve prestigjioze për film ka bërë të ditur të enjten rregullat e reja për “Oscarin”, në kuadër të së cilave do të lejohet që filmat e shfaqur nëpër kinematë me vetura të kualifikohen për kategoritë e fotografisë më të mirë dhe atë të përgjithshëm.

Këto rregulla janë zbatuar pas vendimit të Akademisë marrë në prill për ta lejuar konkurrimin e filmave që nuk janë publikuar në kinematë, për aq kohë sa janë ngarkuar në rrjetin e “Academy Screening Room”, shkruan BBC.

Ngjarja prestigjioze e ndarjes së çmimeve “Oscar” e vitit të ardhshëm është shtyrë deri më 25 prill, si pasojë e pandemisë COVID-19, transmeton KOHA.

Dita e fundit për aplikimet e filmave është 28 shkurti.

“Me hapjen graduale të teatrove, ishte shtuar një aneks i ri për të qartësuar dy metodat për kualifikim për fotografinë më të mirë dhe kategoritë e përgjithshme hyrëse”, kanë thënë organizatorët në një qëndrim të shprehur në revistën “Variety”.

Edhe Ceremonia “Oscar” pëson sërish ndryshime Kulturë Ceremonia “Oscar” pëson sërish ndryshime

Kinematë në ambiente të hapura, ku adhuruesit mund t’i shikojnë filmat e parapëlqyer të ulur përbrenda veturave të tyre, kanë traditë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo mënyrë është shfaqur si më se e dobishme në kohën e pandemisë. Të tilla kinema janë hapur gjatë muajve të fundit edhe në Britaninë e Madhe, përderisa shumë kinema të zakonshme po luftojnë për t’i mbajtur dyert hapur.

Këtë javë “Cineworld” ka vendosur që t’i mbyllë dyert deri në pranverë, pas lajmeve se filmi më i ri i sagës me agjentin 007, James Bond, do të shtyhet përsëri.