Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Orlando Bloom, ka treguar gruaja e tij e famshme, këngëtarja, Katy Perry, e mbështet në ëndrrat që ka.
“Të dy respektojmë rrugët që kemi zgjedhur dhe mendoj se ajo e di që kjo është diçka që kam zgjedhur. Ajo e di se mbështetja e saj është e nevojshme për mua. Ajo është e mrekullueshme në këtë drejtim sepse më mbështet t’i përmbush ëndrrat”, ka thënë Bloom për ENews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, së fundmi Katy ka marr vendim që pas shtatë vjetësh të largohet nga roli i saj si pjesëtare e jurisë në spektaklin “American Idol”.
“Ajo e ka bërë shumë mirë këtë punë. Ka vizion të mprehtë dhe e do muzikën me të vërtetë, ka qejf t’i mbështesë njerëzit dhe e bën shumë mirë”, ka thënë tutje aktori.
Ai ka shtuar se gruaja e tij kalkulon çdo rrezik dhe sipas tij kjo bën atë ta respektojë edhe më shumë.
“Është diçka nga e cila mësoj çdo ditë. Ajo e do jetën, por nuk dëshiron ta tmerrojë veten pa nevojë”, ka thënë ylli.
Orlando Bloom dhe Katy Perry janë takuar në vitin 2016, tani janë të fejuar dhe kanë një vajzë bashkë.