Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Oprah: “Nga milioni im i parë kam blerë peshqirë të mëdhenj dhe të butë”

Prezantuesja, aktorja dhe producentja filmike amerikane Oprah Winfrey (65) nuk e shmangi trendin e përgjigjes së pyetjeve të fansave. Kështu, ajo në kanalin e YouTube ‘O, The Oprah Magazine’, foli për fëmijërinë e saj ndërsa një adhurueses i interesoi se si e kishte shpenzuar ajo milionin e saj të parë të fituar.

“Këto janë shumë para, ndërsa fillimisht e fotografova çekun në të cilin shkruante një milion dollarë. Ka shumë foto në të cilat e mbaj atë çek”, - tha Oprah, dhe pastaj zbuloi se në çfarë e kishte shpenzuar një pjesë të parave.

“Kam blerë peshqirë të bukur dhe të butë. Më pëlqejnë peshqirët e mirë dhe të mëdhenj. Kam blerë me dhjetëra peshqirë të mirë të Ralph Lauren”, - tha Oprah, dhe me këtë i befasoi shumë njerëz që nuk e pritnin një përgjigje të tillë.

Megjithatë, edhe pse i bleu peshqirët fillimisht, Oprah thotë se pas milionit të parë, ajo shkoi në një udhëtim të paharrueshëm, ndërsa mjaft para u kishte dhënë edhe familjes, shkruan KOHA Ditore.

Oprah e kishte pasur një fëmijëri vërtetë të keqe. Ajo u rrit në kushte të këqija, shumë njerëz e përqeshnin dhe e nënçmonin, por ajo nuk lejoi që kjo ta dekurajonte.

Në emisionin e saj 'Oprah Show' u shfaqën shumë yje, ndërsa show u shfaq në madje 120 kanale. Pasuria e Oprah aktualisht është 2.6 miliardë dollarë.