Udhëheqja e njohur e emisioneve televizive, Oprah Winfrey, ka vendosur që listës së gjatë të pronave të saja t’ia shtojë edhe ishullin Orcas, njëri nga katër ishujt më të mëdhenj në arkipelagun San Juan ndërmjet Seattle dhe Vancouver, për të cilin ka paguar hiq më pak se tetë milionë e 275 dollarë.
I vendosur në shtetin federal amerikan Uashington, ishulli privat ka dy parcela në bregdet, të cilat përfshijnë rreth 43 hektarë tokë, transmeton KosovaPress.
Shtëpia kryesore është ndërtuar në vitin 2007 me 7303 metra katrorë banimi, me katër dhoma gjumi, tri dhoma dite dhe dy banjë.
Aty është dhe pansioni prej 2948 metra katrorë me katër dhoma gjumi dhe tri banja.
Pjesë tjera të ishullit përfshijnë edhe të ashtuquajturën shtëpi të çajit, kopshti aziatik, shtegu privat për shëtitje dhe moli.
{gallery}
-
Oprah: “Nga milioni im i parë kam blerë peshqirë të mëdhenj dhe të butë”
-
Kylie Jenner ka harxhuar 500 mijë dollarë për të blerë pemë ullinjsh
-
Bunkeri i miliarderëve: Si duket vendi më i sigurt për të jetuar në botë
-
Hemsworth mund të humbë me blerjen e vilës
-
Rihanna blen shtëpi luksoze në Beverly Hills