Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bunkeri i miliarderëve: Si duket vendi më i sigurt për të jetuar në botë

Indian Creek është një ishull i të pasurve dhe të famshmëve që mbulon 1.2 kilometra katrorë në Gjirin Biscayne në Miami. Për shkak të mbrojtjes së madhe të privatësisë dhe sigurisë, por edhe profilit të personave që e zotërojnë atë, ishulli quhet edhe “Bunkeri i Miliarderëve”.

Pronat u blenë nga investitorë financiarë, sheikë sauditë, manjatë rusë të naftës, ish-legjenda të sportit, këngëtarë dhe modele. Fakti që vetëm 41 prona janë të disponueshme në ishull gjithashtu kontribuon në ekskluzivitetin e vendit, shkruan “TheRichest”.

Shtëpitë spektakolare përfshijnë palestra, zona spa, bodrume dhe gjëra të tjera luksoze të botës moderne, dhe çmimi mesatar i pasurive të paluajtshme në ishull është rreth 20 milionë dollarë. Vilat luksoze janë të rrethuara me gjelbërim të pasur - ka edhe një fushë golfi të mrekullueshëm, por edhe pishina të mëdha dhe plazhe private me pamje nga gjiri.

Ishulli Indian Creek konsiderohet gjerësisht një nga lagjet më të pasura, më të sigurta dhe më private në Miami, por edhe në botë. Kjo nuk është për t'u habitur pasi hyrja e vetme tokësore përtej urës ruhet rreptësishtë. Përveç kësaj, patrulla private të armatosura patrullojnë ishullin çdo kohë.