Prezantuesja, aktorja dhe producentja filmike amerikane, Oprah Winfrey (65), e ka pasur një jetë private të bujshme, nga gjërat e suksesshme e deri tek tragjeditë e ndryshme. 'The Oprah Winfrey Show’ të cilin ajo e udhëheq që nga viti 1986, është një nga më të njohurit në botë.
Edhe pse është e suksesshme në biznes, në jetën private jo gjithçka shkoi mirë për të. Oprah nuk u bë nënë, megjithëse fillimisht mbeti shtatzënë në moshën 14-vjeçare, dhe më pas abortoi. Ajo i ka pasur disa romanca dhe aventura të gjata dhe të shkurtra me kalimin e kohës, ndërsa nga viti 1986 ajo e ka dashur vetëm një, Stedman Graham (68). U fejuan në vitin 1992, por kurrë nuk u martuan.
Pavarësisht lidhjeve dhe romancave të shumta të mëparshme, për vite me radhë flitet se Oprah e do një femër, dhe bëhet fjalë për shoqen e saj të ngushtë Gayle King (64). Ajo shoqërohet me të që nga të njëzetat e saj. Vetë Oprah në një rast u prononcua për thashethemet.
“Në kulturën tonë nuk ekziston definicioni për afërsinë e tillë midis dy femrave, kështu që është e qartë për mua se njerëzit duan ta etiketojnë në mënyrë të caktuar marrëdhënien tonë. Si mund të jetë dikush kaq i afërt pa qenë në një marrëdhënie seksuale? A mendoni vërtet se do të kisha turp të them se jam homoseksuale? Mosni, ju lutem!”, - kishte deklaruar Winfrey.
Kur ishte vetëm 13-vjeçare, ajo iku nga shtëpia pasi që për vite me radhë kishte vuajtur maltretime dhe ngacmime seksuale. Ajo u rrit në varfëri, ndërsa marrëdhëniet në familjen e saj ishin mjaft tronditëse, gjë që ajo nuk mundi ta duronte më, shkruan KOHA Ditore. Më vonë rezultoi se historia nuk ishte ashtu siç e kishte paraqitur ajo, dhe se Oprah ishte personi që do ta shfrytëzonte çdo mundësi për të fituar para, dhe madje edhe nëse duhej të gënjente. Thuhet se ajo ia pranoi familjes së saj disa vjet më vonë se kishte gënjyer për fëmijërinë e vështirë, sepse e vërteta ishte monotone, dhe se njerëzve u pëlqen të dëgjojnë histori të tilla.
Megjithatë, ajo nuk gënjeu kurrë për faktin se familja e saj u godit disa herë nga tragjeditë dhe se marrëdhëniet e tyre ishin mjaft të ndërlikuara. Gjysmëvëllai i saj vdiq nga SIDA në vitin 1989, ndërsa gjysmëmotra e saj u gjet e vdekur në vitin 2003, megjithëse Oprah mësoi për këtë vetëm rreth shtatë vjet më vonë.
Ajo ishte e pasigurt në veten, nuk e dinte nëse do t’u pëlqente njerëzve për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës dhe faktit që nuk ishte e hollë. Ajo ishte e bindur që publiku do ta kritikonte pa mëshirë, por producenti i atëhershëm i një shou në Chicago ishte plot besim në të. Atëherë ai i tha: "Nëse kemi sukses në atë që duam, nuk duhet të ndryshosh asgjë tek vetja, as peshën dhe as flokët."
Gjithashtu, emri i saj i vërtetë është Orpah, por pasi që të gjithë e kanë shqiptuar gabimisht pothuajse gjithmonë, ajo e ka ndryshuar atë zyrtarisht. Sot ajo është një magnate mediatike, njerëzit e adhurojnë, ndërsa publikun e saj shpesh e ka shpërblyer me dhurata të vlefshme.