Së bashku janë nga viti 1986, ndërkohë që për t’ia treguar dashurinë botës ata kurrë nuk kishin nevojë për letër. Duke qenë mysafir[ në emisionin e Ellen DeGeneres, Stedman Graham e zbuloi sekretin e dashurisë së tyre që zgjati më shumë se tre dekada
Historia e tyre e dashurisë ka kohë që ka hyrë në legjendat holivudiane, sepse atje me shumë respekt shikohen lidhjet dhe martesat që zgjasin disa vjet, e lëre më si në rastin e Oprah Winfrey dhe Stedman Graham, ku dashuria e tyre zgjat me dekada.
Lidhjen e tyre ata e filluan në vitin 1986, ndërsa për sekretin e suksesit të tyre foli Stedman Graham duke e promovuar librin e ri 'Identity Leadership' në shown e Ellen DeGeneres, shkruan KOHA Ditore.

"Ajo që është më e rëndësishme në lidhjen tonë është se unë e dua më të mirën për të, kështu që ia kushtova jetën lumturisë së saj. Kjo sigurisht e ndihmon atë dhe unë dua që ajo të jetë më e mira që mund të jetë dhe deri më tani e ka bërë një punë mjaft të mirë", tha Stedman Graham, partneri jetësor i Oprah Winfrey, dhe shtoi:
"Kam arritur të gjej lumturi dhe i zbulova aftësitë, talentet dhe rrugën time drejt suksesit. Jam i kënaqur me gjithçka, ndërsa kombinimi në të cilin e ke partnerin i cili ka arritur ta zbulojë potencialin tënd dhe të ketë sukses, ndërsa ti e gjen tëndin, është në fund kombinim fitues".
-
Oprah nuk është pishman pse nuk është martuar kurrë dhe nuk ka fëmijë
-
Me gjithë romancat, Oprah megjithatë e dashuruar në një femër?
-
Olivia Wilde: Bisedat e vështira janë çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme
-
Zendaya sqaron se përse ajo dhe Holland s’do t'u përgjigjen spekulimeve për martesë
-
Michelle Obama nuk flet me bashkëshortin para takimeve romantike