Lëndimi i kyçit të këmbës së Daniel Craig nuk do ta pengojë filmin e ri të James Bond, sipas producentëve të filmit.
51 vjeçari pësoi lëndime gjatë xhirimeve në Xhamaika më herët këtë muaj, sipas The Sun, ndërkohë që një xhirim i planifikuar për Pinewood Studios afër Londrës u anulua, por orari është kthyer prapa dhe xhirimi do të vazhdojë pasi që britaniku t’i nënshtrohet operacionit dhe pastaj të kalojë kohë duke u rikuperuar.
Një deklaratë zyrtare nga producentët thotë: "Daniel Craig do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në kyçin e këmbës pas një lëndimi të pësuar gjatë xhirimeve në Xhamajka. Produksioni do të vazhdojë ndërsa Craig është duke u rehabilituar për dy javë pas operacionit, shkruan KOHA Ditore.
"Filmi mbetet në orarin e vet për të njëjtën periudhë të shfaqjes në prill të vitit 2020."
Raportet tregojnë se xhirimet në Xhamajka tashmë kanë përfunduar dhe produksioni është zhvendosur në Evropë.