Daniel Craig është duke çaluar dhe po ecën me paterica pasi që i është nënshtruar një operacioni për një lëndim të kyçit të këmbës, të cilin e pësoi në setin e filmit të ri për James Bondin.
Aktori britanik thuhet se ishte rrëzuar derisa po vraponte për një skenë të xhiruar në Jamaica muajin e kaluar (19 maj), duke e detyruar regjisorin Cary Fukunaga që t’i anulojë planet për një xhirim në Pinewood Studios afër Londrës.
Produksioni ishte kthyer në binarë nga fundi i majit, pasi që producentët zbuluan se puna do të vazhdonte në Bond 25, pasi Craig iu nënshtrua një operacioni "të vogël" në SHBA, duke i kaluar dy javët në vazhdim duke u rehabilituar pas operacionit, shkruan KOHA Ditore.
Të dielën (9 qershor), 51-vjeçari ishte parë në aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut me një pajisje ndihmëse në këmbën e tij të majtë, ndërkohë që po i përdorte dy paterica për ta ndihmuar atë në ecje.
Craig njihet për aksidente gjatë xhirimeve në franshizën e Bondit - ai i kishte thyer dhëmbët e tij të përparmë derisa e xhiroi filmin e vitit 2006, Casino Royale, dhe e pësoi një dëmtim në shpatull dhe gisht gjatë xhirimeve të Quantum of Solace në vitin 2008.
Edhe
Operimi i kyçit të këmbës së Daniel Craig nuk e shtyn datën e Bondit
Lëndimi i kyçit të aktorit nuk është incidenti i vetëm që po ndikon në xhirimet e “Bond 25” - një anëtar i ekipit u lëndua javën e kaluar (4 qershor) pas një "shpërthimi të kontrolluar" në Pinewood Studios.
Zyrtarët britanikë tani po e hetojnë shpërthimin. Filmi i ardhshëm i Bondit, me Rami Malek në rolin e keqbërësit të ri të 007, pritet të publikohet në datën e planifikuar, në prill të vitit 2020.