Daniel Craig është "shumë i pikëlluar" që po largohet nga roli i tij si James Bond, por këmbëngul se "është koha për t’u larguar".
Aktori britanik është shfaqur në pesë filma në franshizë, dhe do të largohet pas filmit “No Time to Die”, i cili do të dalë në kinema në prill.
Duke folur për “Extra” në “Golden Globe Awards” të dielën, Craig e pranoi se ishte i pikëlluar që po largohej nga franshiza.
"Jam shumë i pikëlluar, por gjithashtu janë pesë filma dhe jam jashtëzakonisht krenar për secilin prej tyre, dhe tani është koha për t’u larguar", tha ai.
Megjithatë, ylli foli për mundësinë e një vazhdimi në të ardhmen për hitin e tij të vitit 2019, “Knives Out”, për të cilën ai u nominua në “Golden Globe” për “Best Performance by an Actor in a Motion Picture - Musical or Comedy”, shkruan KOHA Ditore.
Edhe pse humbi nga Taron Egerton, ai shtoi: "Plani është të përpiqemi dhe ta bëjmë një tjetër, mendoj. Sa herë që e bëni një film, shpresoni se do të jetë gjëja më e mirë – dhe e kemi arritur këtë".