Bashkëshortja e krijuesit të hitit “Dreamer”, Sharon Osbourne, ka zbuluar se ajo po kthehet në Los Anxhelos nga Londra për të qenë pranë bashkëshortit të saj, ndërkohë që ai do t’i nënshtrohet një operacioni që do t’ia ndryshojë jetën.
“Ozzy ka një operacion shumë të rëndësishëm dhe unë duhet të jem me të. Është fakt se ky operacion do ta përcaktojë pjesën tjetër të jetës së tij”, është shprehur Sharon.
Ozzy, 73 vjeç, vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe më parë pësoi një rënie të keqe, pastaj i është dashur të vendosë shkop metalik në shtyllën kurrizore pas një aksidenti me biçikletë në vitin 2003.
Tashmë dihej se ai do të bënte edhe një operacion.
Në prill, Piers Morgan e kishte pyetur Sharon në “Piers Morgan Uncensored”: “Si është Ozzy, miku im?
“Ai është një nga njerëzit e mi të preferuar në botë. Ka pasur disa beteja shëndetësore, si është ai tash?”
Sharon, 69 vjeçe, ka treguar se rokeri i Black Sabbath dëshiron të kthehet në Angli pas operacionit të tij të fundit.
Edhe
Ozzy Osbourne vdiq nga sulmi në zemër, tregon certifikata e vdekjes
Ajo u përgjigj: “Është mirë, ju bën të fala. I ka mbetur edhe një operacion për të bërë dhe mezi po pret që të kthehet në shtëpi”.
Të rejat për Ozzyn, nga Sharoni, erdhën pasi u raportua se ata kanë aplikuar për leje për të ndërtuar një krah rehabilitimi në shtëpinë e tyre në Britani.
Krijuesi i hiteve të “Crazy Train” paraqiti aplikimin duke kërkuar dritën jeshile për rinovimet në rezidencën e tij në Buckinghamshire.