Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“One Battle After Another”, filmi me Leonardo DiCaprio që do të lansohet këtë shtator

Posteri i filmit “One Battle After Another”

Posteri i filmit “One Battle After Another”

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, do të rikthehet në kinema me filmin e ri aksion-thriller “One Battle After Another”, i cili pritet të dalë më 26 shtator të këtij viti.

Traileri i filmit:

Filmi është i drejtuar nga Paul Thomas Anderson dhe i frymëzuar nga romani i Thomas Pynchon, “Vineland”.

"WMagazine" ka shkruar se është raportuar që filmi në fjalë ka pasur 140 milionë dollarë buxhet.

IndieWire, ka shkruar se DiCaprio luan rolin e një aktivisti për të drejtat civile, i cili i bashkohet një grupi anti-qeveritar për të luftuar një organizatë supremaciste të bardhë të krahut të djathtë.

Edhe “One Battle After Another” parashikues dhe politik Shtojca për Kulturë “One Battle After Another” parashikues dhe politik

Teyana Taylor, Regina Hall dhe Alana Haim, (e cila luajti edhe në filmin e fundit të Anderson, ‘Licorice Pizza’ të vitit 2021) luajnë bashkëpunëtorët aktivistë të DiCaprios.

Taylor, është në rolin e nënës së fëmijës së tij, dhe luhet nga aktorja Chase Infiniti.

Sean Penn, i njohur gjithashtu nga “Licorice Pizza”, luan rolin e një lideri të nacionalistëve të bardhë, ndërsa Benicio del Toro, Shayna McHale dhe Wood Harris janë gjithashtu pjesë e kastit.

Burimet zyrtare e përshkruajnë filmin si një “eksplorim i thellë i temave të humbjes, dashurisë dhe përpjekjeve për t’u ringjallur”, duke kombinuar tensionin e një thrilleri aksion me dramatikën personale të personazheve.

Edhe Natë historike në Oscars – “One Battle After Another” fitues i gjashtëfishtë Kulturë Natë historike në Oscars – “One Battle After Another” fitues i gjashtëfishtë

“Është një histori që sfidon moralin dhe besimet e protagonistit, duke e çuar audiencën në një udhëtim intensiv emocional dhe fizik”, ka thënë një nga producentët e filmit.

Filmi pritet të jetë një nga hitet kryesore të sezonit të vjeshtës 2025, duke sjellë DiCaprion në një rol të ri dhe sfidues.