Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Munn publikon fotografinë e parë të foshnjës

Aktorja Olivia Munn dhe komediani, John Mulaney kanë ndarë në rrjetet sociale fotografinë e parë të djalit të tyre, të lindur një muaj më parë.

Munn ka publikuar në Instagram foton e foshnjës, të quajtur Malcolm, të mbështjellë me një batanije me gëzof teksa fle.

"Fëmija ime e artë. Malcolm Hiệp Mulaney. Gëzuar festat", ka shkruar Munn, 41 vjeç në postim.

Para se të lindte fëmijën, aktorja foli në emisionin “Today” në nëntor për frikën fillestare të çiftit teksa përgatiteshin për jetën e re.

"Ne flasim për të njëjtat gjëra. Cilën karrige lëkundëse? Në çfarë lloj krevati e vendosni fëmijën? Çfarë vesh foshnja?" tha ajo për Hoda Kotb të Today Shoë.

Edhe Olivia Munn dhe John Mulaney mirëpresin fëmijën e dytë Showbiz Olivia Munn dhe John Mulaney mirëpresin fëmijën e dytë

“Sinqerisht, falënderoj Zotin për Instagramin, Facebook-un dhe bloget, sepse ka shumë nëna që japin informacion kaq të mrekullueshëm dhe kjo ka qenë një hir shpëtimtar për mua”, ka shtuar ajo.

Munn lindi fëmijën e parë të çiftit më 24 nëntor në Los Angeles, raportoi Page Six.

Image