Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Munn bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Olivia Munn raportohet se është bërë nënë për herë të parë, muajin e kaluar.

Ylli i "X-Men Apocalypse" besohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin e saj, John Mulaney, pasi TMZ ka raportuar se dyshja mirëpritën një djalë më 24 nëntor, në Los Anxhelos.

Deri në momentin e shkrimit, çifti nuk i kanë konfirmuar spekulimet.

Dyshja janë tejet private në lidhje me jetën e tyre personale, dhe shtatzënia e Olivias nuk u njoftua nga çifti derisa ylli i “Saturday Night Live” bëri një njoftim surprizë gjatë një interviste në “Late Night With Seth Meyers”.

Ndërkohë, Olivia e cila këmbënguli se kishte vendosur të "tërhiqej dhe të mos luajë lojën" kur bëhet fjalë për spekulimet për marrëdhënien e saj - gjithashtu pranoi se është e mbytur nga perspektiva për t'u bërë nënë.

Edhe Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare Showbiz 1 j. më parë Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

“Njerëzit më thonë se fëmija do të vijë dhe më pas do ta kuptosh. Por kjo nuk e ndalon ankthin që ndiej tani”, pati thënë Munn.

Ylli i “Predator” më parë detajoi se si të qenit shtatzënë i ka rishfaqur pasiguritë e saj të mëparshme trupore.