Showbiz

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn

Olivia Munn

Foto: Associated Press

Aktorja Olivia Munn ka rrëfyer se ndihet sikur i është dhënë një mundësi e dytë për të shijuar jetën, pas një periudhe të vështirë që e ka kalaur me pobleme shëndetësore.

44-vjeçarja, e njohur për rolin në serialin “Your Friends and Neighbours”, u diagnostikua me kancer agresiv të gjirit, vetëm pak muaj pasi ishte përballur me ankthin pas lindjes së djalit të saj.

“Jam kaq mirënjohëse që jam në këtë pikë. Tani gjithçka më duket e lehtë në një mënyrë. Ndihem në paqe. Nëse mund të qëndroj e lumtur dhe e shëndetshme, atëherë dua vetëm të lundroj përmes pjesës tjetër të jetës”, ka thënë ajo për revistën People.

Munn ka një djalë trevjeçar që quhet Malcolm, me komedianin John Mulaney, 42 vjeç. Ajo ka pranuar se në periudha të caktuara, sidomos kur Malcolm ka shpërthime emocionale, përjeton ndjesinë e luftës për mbijetesë.

Ajo tutje ka treguar se diagnoza ia ndryshoi plotësisht perspektivën.

“Isha duke u përballur me vështirësitë e jetës pas lindjes, dhe papritur u bëra kaq e dëshpëruar. Që nga momenti kur mora diagnozën, gjithçka u kthye në një marsh drejt dhe përpara”, ka thënë ajo.

Munn iu nënshtrua ndërhyrjeve të rënda kirurgjikale, duke përfshirë mastektominë e dyfishtë, heqjen e mitrës dhe vezoreve, dhe filloi trajtim IVF të përshtatur për pacientë me kancer.

Ajo dhe Mulaney arritën të nxirrnin dhe fertilizonin shtatë vezë.

“I thashë: ‘Nuk mendoj se do të jem mirë nëse nuk kemi të paktën dy embrione vajzash. E di që kjo më rrezikon, por kam nevojë për mbështetjen tënde’.Ai më tha: ‘Çfarëdo që të duhet’”, ka treguar Munn duke kujtuar momentin kritik.

Po atë ditë, mësuan se kishin dy embrione të shëndetshme vajzash. Në muajin shtator 2024, çifti mirëpriti vajzën e tyre Méi përmes një surrogateje.

“Ishim me fat që gjetëm dikë kaq të mirë, me të cilën u lidhëm shumë”, ka treguar Munn.

Ajo dhe Mulaney u martuan në muajin korrik të vitit 2024. Tani, aktorja është kthyer në xhirimet e sezonit të dytë të “Your Friends and Neighbours” në New York, ndërsa partneri i saj kujdeset për fëmijët dhe xhiron emisionin e tij komik për platformën Netflix, “Everybody’s Live”.

“Është si një vallëzim me oraret tona,  e bëjmë të funksionojë sepse e shohim si një bekim”, ka thënë ndër të tjera Munn.