Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Munn flet për sfidat e mëmësisë: Njësoj si të shkosh në Mars

Olivia Munn

Olivia Munn

Foto: Associated Press

Aktorja Olivia Munn ka folur hapur për sfidat dhe gëzimet që i ka sjell mëmësisa, duke e krahasuar këtë përvojë me shkuarjen në planetin Mars. 

Në një intervistë për “Today with Jenna and Friends”, 44-vjeçarja, e njohur për rolin në filmin “The Babymakers”, ka rrëfyer se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Méi, e cila lindi nga një nënë surrogate, ka shkruar FemaleFirst.

“Është kaq argëtuese çdo ditë. Por ndiej sikur sapo kam zbritur në Mars. Është e pabesueshme. Si ia del dikush me këtë?”, ka thënë ajo.

Munn, e cila është e martuar me komedianin John Mulaney, gjithashtu ka treguar se si përshtatja pas lindjes së dy fëmijëve e ka çuar në momente të vështira emocionale. Duke kujtuar periudhën pas lindjes së Méi, në muajin shtator, ajo ka thënë se ndërsa burri i saj ishte i angazhuar në prova dhe shfaqje teatrale, djali i tyre trevjeçar, Malcolm Hiệp, po përjetonte ndjenja xhelozie ndaj motrës së vogël.

“Ishte duke bërtitur, duke qarë dhe thoshte gjëra që më lëndonin. U dorëzova dhe shpërtheva në një të qarë që nuk e kisha provuar kurrë më pare”, ka thënë Munn.

Edhe Olivia Munn flet për betejën me kancerin Showbiz Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Megjithatë, ajo ka thënë se ky moment e ndihmoi të kuptonte diçka të rëndësishme. 

“Isha e dërrmuar, por më pas më erdhi një ndriçim: Nëse Zoti do, ne do të punojmë gjithmonë kaq shumë, do të jemi gjithmonë në lëvizje. Jemi me fat”, ka thënë aktorja.

Ylli mendon se situatat sfiduese në familjen e saj shpesh përfundojnë me të qeshura, duke i ndihmuar ata ta kalojnë më lehtë çdo moment të vështirë.

Munn dhe Mulaney u bënë prindër për herë të parë në  muajin nëntor të vitit 2021 me lindjen e Malcolm Hiệp. Për shkak të diagnostikimit me një formë agresive të kancerit të gjirit në prill 2023, Munn iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe disa operacioneve të tjera.

“Mendova: Ka aq shumë gra atje jashtë që janë si unë. Ndoshta nuk e kanë idenë. Dhe mund të jetë tepër vonë kur ta zbulojnë”, pati thënë ajo në një intervistë për Time.

Edhe Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin Showbiz Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin

Pas kësaj eksperience, aktorja është bërë një zë i fuqishëm për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit, duke inkurajuar gratë të kryejnë kontrolle të hollësishme shëndetësore.

Ajo së fundmi ka treguar për një moment prekës në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, duke postuar një video ku vajza e saj qëndronte në këmbë për herë të parë, ndërsa ajo e inkurajonte duke i thënë “bravo! shumë mirë!”.