Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Nusja nga Stambolli” në dasmën që hap kapitull të ri

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Këtë javë do të mbahet dasma dhe kurorëzimi i dashurisë, sikur në romane, në mes të Esmasë dhe Garipit.

Pavarësisht moshës, së kaluarës, sëmundjes e shumë sfidave që kishin, këto dy personazhe bëhen bashkë. Ademi dalëngadalë do të fillojë të ecë e të shërohet. Gynesh do t’i rrijë afër gjatë gjithë kohës.

Një ditë do të takohen rastësisht me Dilarën dhe mbetet të zbulohet se çfarë do të ndodhë. Po ashtu do të zbulohet se si do të reagojë Ademi në dasmën e Esmasë dhe çka do t’i thotë Dilarës në një ballafaqim me të. Ipek dhe Syreja do të përkujdesen për organizimin e dasmës dhe ceremonisë. Esma do të vazhdojë të shkruajë në ditar kujtimet e saj, që kur të humbë kujtesën t’i rikujtojë gjërat duke i lexuar.

Çka do të bëjë Esma pasi të përfundojë dasma. Çka do t’iu thotë djemve, a do t’iu tregojë atyre për sëmundjen e saj, do të zbardhet në episodet e radhës. Pra, edhe këtë javë do të shohim episode plot befasi, dramë, ngjarje, ballafaqime, ndarje, bashkime e shumëçka tjetër.

Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30. “Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.