Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Nusja nga Stambolli” në episodet e fundit

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” këtë javë arrin finalen e saj. Gjithë maratona dhe peripecitë e familjes Boran dhe e anëtarëve të saj arrijnë në fund.

Esma, kryepersonazhi dhe karakteri karizmatik i gjithë serialit, pas vdekjes së dashurisë së jetës së saj, Garipit, i dorëzohet sëmundjes së Alzheimerit dhe vdes.

Prapa saj lë familjen e madhe me 5 djem dhe shumë nuse, nipa e mbesa. Episodet e fundit do t’u japin mesazhe të shumta gjithë atyre që besojnë në fuqinë e familjes, fuqinë e dashurisë, faljes dhe mirësisë. Vdekja e Esmasë do ta tronditë familjen Boran.

Grua e fortë, nënë e përkushtuar dhe shumë tradicionale do të lërë një zbrazëti të madhe në familje. Faruku, Fikreti, Osmani, Murati dhe Ademi, të gjithë djemtë e Esmasë, do të vazhdojnë jetën në harmoni familjare. Armiqësitë e dikurshme do të shndërrohen në miqësi të përjetshme. Syreaja, nusja rebele, do të arrijë të bëhet kryefamiljarja shpirtërore e të gjithëve, e cila denjësisht do të marrë rolin e Esmasë si njeri me energji pozitive dhe aftësi, që të nxjerrë më të mirën nga secili person. Ademi dhe Gyneshja do ta birësojnë vajzën e vogël Sude, e cila do t’ua ndryshojë jetën.

Seriali përfundon me një letër që Esmaja e kishte shkruar për Syrejanë dhe gjithë të tjerët, por që do të duhej ta hapte në ditëlindjen e saj. Mesazhi kryesor në fund të maratonës do t’i vërë pikë serisë që gati 2 vjet u transmetua në Kohavision.

Edhe “Nusja nga Stambolli” në epilog Showbiz “Nusja nga Stambolli” në epilog

“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara në Ballkan dhe njëherësh edhe fituese e çmimit “Emmy” për serinë më të mirë në gjuhë të huaj.

Nga 16 marsi në KTV fillon transmetimi i serisë së re “Mollë e ndaluar”.