Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Nusja nga Stambolli” drejt fundit

Seria “Nusja nga Stambolli” ka nisur numërimin së prapthi drejt fundit të dramës dhe peripecive të familjes së njohur Boran.

Se a do t’ia dalë Esmaja t’i mbajë djemtë e bashkuar e cili do të jetë fati i personazheve të tjera si Syreaja, Faruku dhe Ademi, janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në episodet në vazhdim, transmeton Koha Ditore.

Por ka edhe të tjera detaje që do të zbulohen në 20 episodet e mbetura të serisë, e cila përmes linjës së saj dramaturgjike sjell shumë porosi për jetën.

“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.

Artikuj të ngjashëm