Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Situatat dramatike do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.
Dramat mes vëllezërve Boran sikur do të ndalen. Ademi bëhet baba dhe sikur ndryshon komplet qasjen ndaj jetës së tij. Në bashkëpunim me Fikretin dhe në miratimin e Farukut do të vendosin që t’i blejnë aksionet nga Okani që ta largojnë një herë e përgjithmonë nga kompania.
Fikret bën befasinë e radhës në raport me Ipek, në moment të fundit nuk pranon të tërhiqet nga divorci. Do të kemi mjaft dramë që lidhet me Ipek dhe Okan. Edhe një keqkuptim i radhës do të jetë vendimtar për Fikretin! Dyshimet dhe arsyet pse Fikret gjithnjë xhelozonte Okanin do të dalin në pah. Gynesh do të jetë në situatë të çuditshme pasi i dashuri i saj Ademi bëhet baba dhe ajo do të ndihet shumë e vetmuar dhe e pafuqishme. Anastasia, një fytyrë e re në serial, do të fillojë një raport me Osmanin, djalin e vetëm beqar të Boranëve.
Gjatë javës në vijim do të jetë dita e dashurisë që do t’i shënojë episodet e radhës dhe do të sjellë shumë dashuri në serial.
Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë serinë “Nusja nga Stambolli”. Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30.
“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj. Javën që vjen transmetohen episodet prej 247 deri 251.