Showbiz

Normani i mohon spekulimet se i ka humbur motivimi për të bërë muzikë

Këngëtarja amerikane, Normani, nuk po i toleron komentet rreth etikës së saj të punës. 

Të martën (9 gusht) ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony”, ia ktheu një përgjigje të shkurtë dhe të mprehtë ndjekësve në Twitter, të cilët besojnë se ajo më nuk është e pasionuar pas muzikës. 

“E them pa qëllim të keq, por nuk e kam idenë se ku ka mbetur dëshira e Normanit për muzikë. Thjeshtë, më nuk e shoh pasionin që e shihja dikur tek ajo”, shkroi një ndjekës. 
“Para se të filloni me arsyetimet, ju them se nuk është faji i depresionit, prandaj mos e përmendni atë fare”, shkroi një tjetër fans i këngëtares. 
“Kështu ndodhë kur rehatohesh dhe më nuk je e uritur për të krijuar muzikë të re”, vazhduan tutje komentet në rrjetin social Twitter. 

Normani, e indinjuar nga komentet, iu bashkua kësaj bisede dhe thjesht u përgjigj: “Vetëm mbylleni gojën”.

Komentet vijnë pas zhgënjimit të fansave për orarin e publikimit të muzikës së Normanit. Ajo ende nuk ka dhënë një datë të lansimit të albumit debutues si solo këngëtare, raporton portali “Billboard”.

Prej lansimit të hitit “Motivation” në vitin 2019, Normani i ka realizuar edhe dy videoprojekte muzikore. Në vitin 2021 u lansua kënga, “Wild Side”, në bashkëpunim me reperen Cardi B dhe në mars të këtij viti u publikua kënga, “Fair”.

Këngëtarja gjithashtu ishte pjesë e këngës së reperes Megan Thee Stallion, “Diamonds”, dhe së fundmi bashkëpunoi me producentin Calvin Harris në këngën, “New to You”, krahas dyshes Tinashe dhe Offset.

Ndërsa nuk ka ende një përditësim solid rreth lansimit të albumit debutues, Normani u premtoi fansave se incizimi i këngëve në studio pothuajse ka përfunduar.