Showbiz

Nora Arvena-Daci, ylli tjetër shqiptar në ngritje

Tash 10 vjet muzika është pjesë e pandashme e saj.

E rritur në një familje ku të gjithë e kanë një pasion që lidhet me muzikë, Nora Arena-Daci gjeti përkrahje për ta realizuar ëndrrën e saj.

Në audicionet e fshehta të “The Voice Kids” në Gjermani, ajo i bindi katër anëtarët e jurisë që t’i ofrojnë vend në ekip, raporton “Express” i KTV-së.

Arvena-Daci ndan emocionet e saj dhe flet për dashurinë që ka për skenën.

Arvena-Daci, e cila pasion ka edhe për aktrimin, synon të prekë majat e suksesit ndërkombëtar.

Nora Arvenca-Daci është me prejardhje nga Peja, ndërsa familja e saj prej vitesh jeton në Zvicër.