Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans e mohojnë ndarjen

Këngëtarja Nicole Scherzinger dhe i lojtari i ragbit, Thom Evans, e kanë mohuar se lidhja e tyre ka marrë fund.

Pasi u raportua se lidhja tre-vjeçare e çiftit ishte në rrëmujë, Thom lëshoi në Instagram “stories” për të rrëfyer se ai dhe Nicole janë ende bashkë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Uau ky është një lajm për ne, çfarë shakaje. Shihemi për ditën e Shën Valentinit vogëlushe @nicolescherzinger”, ka shkruar Evans.

Menjëherë pas tij, Nicole postoi një mesazh të njëjtë, duke etiketuar Thomin.

Ylli 44-vjeçar i popit Nicole nisi një lidhje me ish-lojtarin e unionit ndërkombëtar të regbit, Thom, 37 vjeç, në janar të vitit 2020.

Nicole dhe Thom filluan të takoheshin pasi Thom konkurroi në "The X Factor: Celebrity" në grupin Bojsh Try Star me lojtarët e tjerë të rugbit, Ben Foden dhe Levi Davis, në vitin 2019.

Nicole ishte gjyqtare në shfaqje.