Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fejohet Nicole Scherzinger

Ish-anëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, Thom Evans.

Çifti e bëri të ditur lajmin e lumtur përmes postimit të një fotografie në rrjetet sociale, e cila ishte shkrepur pak sekonda pas propozimit romantik për martesë që zuri vend në Hawaii.

“Unë thash po”, shkruhej në mesazhin e këngëtares në Instagram.

 

 

Hawaii, ku dyshja kanë shkuar për pushime, është një lokacion i veçantë dhe domethënës për Scherzingerin, sepse është vendi ku ajo ka lindur. Javën e kaluar ajo e festoi edhe ditëlindjen e 45-të në ishullin O’ahu.

Edhe Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit Showbiz 3 j. më parë Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit

Evans u lind më 2 prill 1985, në Harare, Zimbabve dhe ai njihet si sportist profesional i ragbit. Pas karrierës në këtë sport, Evans kaloi në industrinë e showbizit, duke ndjekur modelimin dhe paraqitjet televizive.

Çifti u takua në vitin 2019 në versionin me të famshëm të shout “X Factor” ndërsa paraqitjen e parë mbi qilim të kuq së bashku e shënuan në janar të vitit 2020. Nga atëherë ata kanë ndarë disa momente të lumtura në rrjetet sociale dhe po shijojnë udhëtimet së bashku.

Përgatiti: Edona Binaku

Image