Showbiz

Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin spekulime për ndarje pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami

Cardi B

Cardi B

Foto: Associated Press

Reperja Cardi B dhe ylli i Ligës së Futbollit Amerikan (NFL), Stefon Diggs, kanë nxitur spekulime për ndarje pasi kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, vetëm disa orë pasi Diggs luajti në “SuperBowl” fundjavën e kaluar.

Cardi B, 33 vjeçe, ishte e pranishme në “SuperBowl” për ta mbështetur Diggsin, 32 vjeç, i cili u paraqit në fushë me ekipin New England Patriots.

Fansat vunë re se çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, pak pasi Patriots u mposhtën nga Seattle Seahawks, ka raportuar FemaleFirst.

Kjo ngriti dyshime të menjëhershme për një ndarje, sidomos duke pasur parasysh se dyshja kanë një djalë së bashku, të lindur në muajin nëntor, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Para “SuperBowlit’, Cardi ishte parë në disa ndeshje të NFL-së duke e mbështetur Diggsin, ndërsa ai kishte lënë të kuptohej se mund të bënte hapin e radhës në marrëdhënien e tyre pas finales së madhe.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do t’i blinte një unazë fejese Cardit nëse do ta fitonte një në “SuperBowl”, Diggs qeshi dhe tha: “Është në plan, ndoshta. Apo jo? Por më parë duhet ta fitoj unazën time”.

Sipas People, Cardi B u largua nga stadiumi Levi’s në Santa Clara menjëherë pas shfaqjes së këngëtarit Bad Bunny gjatë pushimit të “SuperBowlit”.

Një ditë para ndeshjes, ajo dha një përgjigje shumë të shkurtër kur u pyet nga një reporter i ESPN për t’i dërguar një mesazh motivues Diggsit.

Ajo tha thjesht: “Fat të mbarë”.

Pas këtij komenti, disa fansa nisën të spekulonin se marrëdhënia e çiftit mund të kishte marrë fund.

Megjithatë, para “SuperBowlit” ishte raportuar se Cardi kishte shpenzuar rreth 1 milion dollarë për ta bërë këtë ngjarje sa më të veçantë.

“Ajo është jashtëzakonisht e emocionuar dhe plotësisht e përfshirë. Kjo nuk është thjesht pjesëmarrje në një ndeshje, por të tregojë mbështetje maksimale për partnerin e saj dhe të festojë me njerëzit që i duan”, ka thënë për The US Sun një burim i afërt me të. 

Cardi B dhe Stefon Diggs e bënë publike lidhjen e tyre në muajin maj të vitit 2025, kur u shfaqën së bashku në një ndeshje basketbolli të New York Knicks.

Një muaj më vonë, ata e konfirmuan zyrtarisht lidhjen edhe në Instagram.