Këngëtarja Cardi B ka lënë përkohësisht mënjanë konfliktin e ashpër të divorcit me reperin Offset, pasi ai u plagos me armë zjarri. Ajo ka kontaktuar me të ndërsa ai po rikuperohej në një spital në Florida, sipas raportimeve të TMZ.
Burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se reperja, e njohur për hitin “Bodak Yellow”, e ka kontaktuar Offsetin menjëherë pas të shtënave që ndodhën të hënën afër “Seminole Hard Rock Hotel & Casino”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Cardi kontaktoi Offsetin menjëherë pas të shtënave”, thuhet nga burimet, duke shtuar se ajo “u interesua për gjendjen e tij pas incidentit të frikshëm”, ani pse ata vazhdojnë të jenë në mes të një ndarje të tensionuar.
Sipas raportimeve, Offset, ish-anëtar i grupit Migos, u qëllua të hënën në mbrëmje në afërsi të hotelit. Burime nga organet e rendit bëjnë të ditur se ai ka pësuar një plagë në këmbë, por lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën.
“Ai është në gjendje stabile”, sipas burimeve, duke shtuar se madje “ka dalë edhe për një pushim për të pirë cigare në spital të martën”.
Cardi B dhe Offset kanë nisur procedurat e divorcit në vitin 2024, pas një marrëdhënieje të trazuar me ndarje dhe rikthime të shpeshta dhe kanë tre fëmijë bashkë.