Nicole Kidman do të jetë mbretëresha absolute e Festivalit të Kanës, me tituj që do ta shohin protagoniste.
Sofia Coppola, që në Kanë ka prezantuar tashmë edhe “Marie Antoinette” e “Bling Ring”, në filmin e ri “The Beguiled” na çon në Virxhinia gjatë luftës civile në vitin 1864: qetësia e një kolegji femëror tronditet nga mbërritja e një ushtari të pashëm të plagosur, që do të futet në zemrat e presidentes, mësueseve dhe studenteve , bën të ditur Tgcom24, transmeton ATSH. Nga ai moment mes grave do të lindë rivaliteti. Në film interpretojnë përveç Nicole Kidman edhe Kirsten Dunst, Elle Fanning, Colin Farrell etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNicole Kidman do të jetë protagoniste në filmin “How to Talk to Girls At Parties”, të John Cameron Mitchell dhe në sezonin e dytë të serisë ” Top of the Lake”dhe në “The Killing of a Sacred Deer di Yorgos Lanthimos”, si dhe “The Beguiled”, i regjisores Sofia Coppola.
Filmi do të dalë në sallat e kinemasë italiane në 14 shtator.