Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicolas Winding Refn është duke punuar në “Maniac Cop”

Nicolas Winding Refn po përgatitet ta bëjë adaptimin televiziv të franshizës kulte filmike “Maniac Cop”.

Seria që ai po e përgatit do të jetë produksioni i parë i kompanisë së Refn byNWR Originals, pjesës së faqes së tij kulturore byNWR.com, ndërsa serinë do ta bëjë në bashkëpunim me HBO dhe Canal Plus.

Refn do të punojë në seri si showrunner, ndërkohë që edhe do ta bëjë regjinë e serialit, së bashku me John Hyams.

E vendosur në Los Angeles, seria Maniac Cop tregohet përmes një kaleidoskopi personazhesh, nga policët e deri tek kriminelët e vegjël. Vrasësi në uniformë krijon kaos në rrugët e Los Angelesit, shkruan KOHA Ditore. Paranoja çon në trazira sociale ndërsa qyteti lufton me misterin e vrasësit polic. A është ai thjesht një njeri i vdekshëm apo një forcë mbinatyrale?

"Gjithmonë kam qenë adhurues besnik i John Hyams," tha Refn. "Kemi biseduar për vite të tëra që ta bëjmë një version të ri të Maniac Cop, por sa më shumë që kemi punuar në këtë material, aq më e madhe është dëshira jonë për ta eksploruar atë botë pak më shumë.

Shndërrimi i tregimit në seri na jep mundësinë që t’i realizojmë ambiciet tona më të çmendura dhe ta arrijmë një numër të madh shikuesish përmes partnerëve HBO dhe Canal Plus. Kjo seri do të jetë një odiseadë horror e mbushur me aksion. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale në botë, Maniac Cop gjithashtu do ta japë edhe një koment të fortë për rrënimin e civilizimit", përfundoi Refn.

Artikuj të ngjashëm