Pak kohë para se të fillojë Botërori 2022 në Katar, është bërë e ditur edhe kënga e fundit që do të jetë himn i kësaj ngjarjeje 29-ditore.
Yjet botërore të muzikës si Nicki Minaj e Maluma janë bërë bashkë me këngëtaren libaneze Myriam Fares në këngën e quajtur “Tukoh Taka”, raportoi "People".
Kjo këngë gërshetohet me tekst në gjuhën angleze, spanjisht dhe arabisht.
Ajo u publikua të premten, vetëm dy ditë para se të fillojë turneu botëror.
Një seri këngësh nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota është publikuar si pjesë e kolonës zanore zyrtare të FIFA-s për Kupën e Botës 2022.
Kantautori kolumbian Maluma dhe Myriam Fares do të performojnë në hapjen e festivalit në Doha të shtunën.
Artikuj të ngjashëm