Nëna e këngëtares Britney Spears, Lynne, dërgoi një kërkesë në gjykatë për të shoqëruar avokatin e saj në seancën e ardhshme për të diskutuar rezultatet e terapisë që Britney kishte kaluar në muajt e fundit në një institucion mendor.
Ajo deklaroi se në seancën e ardhshme avokati i saj duhet të jetë i pranishëm për arsye se Lynne nuk kishte marrë informacionin përkatës që kishte kërkuar nga gjykata gjatë javëve të fundit.
Nëna e këngëtares së famshme është shumë e frikësuar për shëndetin e vajzës së saj, e cila aktualisht po shërohet nga gjendja post-traumatike, për shkak të të cilës disa muaj më parë u transferua urgjentisht në spital.
Arsyeja kryesore për shqetësimin e saj është fakti se gjykata mund të nxjerrë një vendim negativ mbi rezultatet e procesit të rehabilitimit përmes të cilit Britney kaloi, e cila në fund të fundit mund të rezultojë në një urdhër të gjykatës për marrjen e kujdestarisë mbi dy fëmijët e saj, transmeton KosovaPress.
-
Britneyt pritet t’i përfundojë sot kontrolli disa vjeçar nga babai
-
Babai i Britney Spears paraqitet zyrtarisht në gjykatë për t'i dhënë fund kujdestarisë
-
Britney Spears nuk do të përformojë derisa babai ia kontrollon karrierën
-
Nëna e Spearsit kërkon që këngëtares t’i lejohet që vetë ta zgjedhë avokatin
-
Britney Spears do t’i drejtohet gjykatës në formë virtuale