Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nëna e Amy Winehouse mbron ish-bashkëshortin e saj

Nëna e Amy Winehouse Janis, 66 vjeç, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëshortit të saj Mitch, 70 vjeç, pak para përvjetorit të vdekjes së vajzës së tyre. Më 23 korrik do të bëhen dhjetë vjet nga vdekja tragjike e këngëtares në moshën 27-vjeçare nga mbidoza me alkool. Një muzikant ambicioz, Mitch, më parë është kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi karrierën e vajzës së tij dhe e ka pranuar se ka bërë 'gabime'. Megjithatë, duke folur për “Radio Times”, Janis ka thënë: “Nuk ishte faji i Mitchellit. Nuk mund t’i tregoje Amyt se çfarë duhet të bënte. Askush”.

Intervista e sinqertë e Janisit vjen para publikimit të dokumentarit “Amy Winehouse: 10 Years On”. Në film, Janis do ta tregojë historinë e një prej ikonave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar përmes pjesëve të reja të jetës së saj, për të cilat publiku nuk ka dëgjuar kurrë. Ajo thotë në dokumentar: “Mendoni se e njihni vajzën time. Droga, alkooli, varësia, marrëdhëniet shkatërruese. Por kishte shumë më tepër”. Prindërit e Amyt, Janis dhe Mitch, krijuan fondacionin “Amy Winehouse” pas vdekjes së saj. Ata e themeluan organizatën bamirëse për nder të këngëtares së ndjerë në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 28-të, më 14 shtator 2011. Duke folur në një ngjarje, Mitch ka ndarë disa nga arritjet e organizatës dhe ka thënë: “Jam i lumtur të them, zonja dhe zotërinj, se në tre vjetët e fundit kemi adresuar mbi 300.000 të rinj ... dhe kjo është një shtesë e jashtëzakonshme e trashëgimisë së Amyt.

Këngëtarja fitoi famën më 2003 me “Frank”, që i solli suksese të mëdha dhe më pas albumi i dytë “Back go Black” i dha edhe një shtysë më të madhe.

Këngëtarja kishte rënë pre e akoolit, drogave dhe çrregullimeve me ushqim, të cilat pretendohet se kanë ndikuar që ajo të vdiste.

Në vitin 2011, sipas hetimeve, për fatkeqësinë ishte zbuluar se ajo kishte 416mg alkool për decilitër në gjakun e saj. Kjo është më shumë se pesë herë më e lartë se kufiri ligjor për konsumimin e alkoolit dhe ka mjaftuar që ta mbysë sistemin e saj të frymëmarrjes.

Artikuj të ngjashëm