Showbiz

Në pritje të këngëve të reja nga Armend Rexhepagiqi

Pas një pauze gjashtëvjeçare, sa u përket paraqitjeve në emisione televizive, dhe një pauze 10 vjeçare të moslansimit të këngëve të reja, Armend Rexhepagiqi u rikthye në ekran në fillim të këtij, pikërisht në Kohavision dhe në emisionin “Talk”.

Në këtë intervistë ekskluzive, Rexhepagiqi pos tjerash kishte paralajmëruar një rikthim gjatë këtij viti edhe në skenën muzikore me këngë të reja.

Ai kishte deklaruar se nuk do të bëjë ndonjë promovim paraprak, por vetëm do t’i lansojë këngët.

Mirëpo, deri më sot nga Armendi nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe mbetet të shihet se kur do të na befasojë me këngë të reja solo.

“Shkel” është kënga e fundit e Armendit e realizuar edhe me videoklip, gjersa paraqitja e fundit kishte qenë te “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes”, ku edhe kishte fituar çmimin e parë.