Në secilën premierë të filmit të kukullës së famshme, aktorja Margot Robbie po vishet me veshje që personifikojnë vetë Barbien nëpër periudha të ndryshme.
Tani Margot është Barbie e viteve 90. Ajo veshi një tjetër pamje të famshme kukullash, në shoqëri të yllit Ryan Gosling, në premierën e filmit në Meksikë.
Margot Robbie goditi edhe me një tjetër pamje rozë Barbie ndërsa ajo dhe Ryan Gosling ndoqën premierën e filmit në Juarez, të enjten.
Aktorja 33-vjeçare australiane u zhyt plotësisht në karakterin ikonik të kukullave, duke shfaqur të njëjtën pamje të lodrës “Earring Magic Barbie”, që u lansua rreth vitit 1991.
Në përputhje me karakterin e saj ikonik, Margot dha një spektakël me ansamblin mahnitës rozë në nuancën “fuchsia” nga Balmain.
Stilisti Endrju Mukamal e përfundoi pamjen e saj me një palë taka nga marka Manolo Blahnik.
Edhe
Margot Robbie vishet përsëri si kukulla “Barbie”
Bukuroshja bjonde e plotësoi veshjen e saj me vathë të argjendtë të përdredhur me zemra e yje dhe një rrip të përshtatshëm.
Ajo e finalizoi pamjen me taka rozë me majë dhe kaçurrelat e saj bjonde të ndara në anë dhe të modeluara në stilin e viteve 90’, shkruan DailyMail.

Margot zgjodhi grim për një pamje delikate, me vetëm një prekje rozë të lehtë në faqet e saj dhe buzëkuq rozë.
Margot ka shfaqur një sërë pamjesh rozë verbuese kohët e fundit ndërsa vazhdon të promovojë filmin.
Më parë gjatë kësaj jave ajo u shfaq në dy veshje rozë elegante ndërsa ndiqte një premierë të filmit në Seul, në Korenë e Jugut.
Edhe
Margot Robbie në një tjetër dukje tipike si Barbie
{gallery}
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi