Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Margot Robbie në një tjetër dukje tipike si Barbie

Në premierën e filmit “Barbie” në Londër, Margot u bë “enchanted evening barbie”

Në premierën e filmit “Barbie” nga regjisorja Greta Gerwig, aktorja e rolit kryesor të filmit Margot Robbie u vesh si versioni i kukullës “enchanted evening”. Ky version i kukullës u krijua në vitin 1960. Veshjet për Robbien i krijoi ekipi i brendit britanik Vivienne Westwood. Fustani pati një rozetë në bel që mbante një bisht që valëvitej. Dukja kishte edhe një pjesë të sipërme për krah të bardhë e të rrudhosur, gjithashtu edhe një palë doreza me gjatësi si të atyre të operës, shkruan Pagesix.

Robbie edhe stolitë i kishte pothuajse identike me dukjen e barbies. Këpucët ishin transparente e qaforja me perla. Aktorja për dukjet e saj po bashkëpunon me stilistin Andrew Mukamal

Bashkë-yjet Ryan Gosling, America Ferrera, Hari Nef, Sam Smith dhe Simu Liu gjithashtu dolën për premierën e Londrës në ansamblet e tyre më të mira të frymëzuara nga filmi, me plot Barbie rozë të ndritshme. Bashkëylli kosovar i Robies, Dua Lipa veshi një fustan nga Versace që e kishte krijuar vet Dua bashkë me drejtoreshën kreative të këtij brendi, Donatellan.

Robi, 33 vjeç, ka dalë gjatë gjithë turneut të saj botëror të shtypit duke rikrijuar disa nga ansamblet më të mira të kukullave Mattel.

Aktorja e dhe stilisti i saj, Andrew Mukamal, porositën veshje të shumta nga disenjatorë të famshëm të frymëzuara nga vështrimet ikonike të kukullës së famshme ndër vite.

Për premierën e Los Anxhelosit, aktorja e "Wolf of Wall Street" nderoi barbien solo të vitit 1960, “Spotlight Barbie” me një fustan pa rrip nga Schiaparelli Haute Couture.

Edhe Margot Robbie vishet përsëri si kukulla “Barbie” Showbiz Margot Robbie vishet përsëri si kukulla “Barbie”

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

{gallery}